Maurizio Sarri ishte afër rikthimit në Serie A. Trajneri u përfol për marrjen e Romës, por drejtuesit e klubit verdhekuq i befasuan të gjithë duke zgjedhur Jose Mourinhon si trajnerin e ri.
Opsioni Itali ra dhe Sarri mund të rikthehet në Premier League, aty ku fitoi Europa League me Chelsea. Mediat britanike raportojnë se për shërbimet e 62-vjeçarit po zhvillohet një derbi në merkato.
Tottenham dhe Arsenal janë gati t’i dhurojnë pankinën. Dy klubet londineze kanë përzgjedhur Sarrin si timonierin e radhës dhe po përgatisin ofertat e tyre për ta bindur. /abcnews.al