“Derbi jonë është Egnatia”, Kalari: Dita e kthesës nesër, nuk ndalemi më

schedule11:51 - 30 Tetor, 2021

schedule 11:51 - 30 Tetor, 2021

Partizani do të përballet ditën e nesërme me Egnatian në orën 16:45, në stadiumin “Air Albania”. Në këtë takim demat do të kërkojnë 3 pikëshin e parë në këtë sezon, kundër ekipit surprizë të Egnatias.

Në konferencën për shtyp të klubit të Partizanit ishte zëvendës trajneri Renaldo Kalari, në mungesë të teknikut Ilir Daja të pezulluar.

Kalari analizoi takimin e ditës së nesërme duke u shprehur se kthesa do të vijë pikërisht në ndeshjen kundër Egantias, dhe më pas do të shikohet një Partizan që nuk do ndalojë më.

“Nuk kemi bërë asgjë ndryshe, por vazhdojmë atë që kemi nisur. Skuadra stërvitet maksimalisht dhe kundër Egnatias duhet të marrim maksimumin. Kemi lënë pikë, nëse shohim atë që ka dhënë skuadra në ndeshjet e tjera.”

Egnatia? Egnatia është një skuadër me kualitet, që ka marrë shumë pikë deri tani dhe ka vlerësimin tonë maksimal. Derbi jonë është Egnatia.”

Gjendja e dobët e Partizanit? Ky është fakt, por është vetëm fillimi i kampionatit. Ajo që na bën optimist është loja e zhvilluar në të gjitha ndeshjet, ku kemi dominuar kundërshtarin. Mund të marrësh pikë, por nëse nuk luan mirë bëhet më e vështirë më pas. Skuadra është e qetë dhe lojtarët janë optimist që rezultatet do të vijnë, shpresojmë që nesër.”

Kthesa kundër Egnatias? Shpresojmë që nesër do të jetë dita e kthesës dhe do ti rikthehemi rezultateve pozitive, pastaj nuk do të ndalemi më.”

Pa tifozë dhe me mungesa? Trajneri nuk do të jetë në pankinë, mbështetja e tifozëve do të na mungojë, por edhe mungesat në repartin e sulmit. Kardozo, Zhunior dhe Kaçe, që do të vlerësohet sot nëse do të jetë titullar ose jo.”, përfundoi Kalari. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!