Juventus dhe Inter gjithmonë janë përpjekur të duelojnë me njëri-tjetrin në të gjitha aspektet dhe jo vetëm në fushë e rezultate. Merkato është gjithashtu një “arenë lufte” për ta.
Sport Mediaset raporton se dy klubet e mëdha po duelojnë me njëri-tjetrin për të fituar shërbimet e Mikkel Damsgaard. Danezi po shkëlqen me Sampdorian këtë sezon dhe e ka futur veten në listën e talenteve më të mirë në Serie A.
Damsgaard luan në krahun e majtë të sulmit, si dhe mbulon edhe mesfushën në rol të avancuar. Vlera e tij në merkato vlerësohet rreth 20 milionë euro. Për momentin Juventusi është më i shëndetshëm financiarisht. /abcnews.al