E pamundur të zgjedhësh. Reali apo Barcelona? Cila nga skuadrat e mëdha të El Klasikos së sotme është në formë më të mirë?
Sukseset e javës së kaluar në kampionat u pasuan nga triumfe të vërteta në Champions, më parë 5-2 e madrilenëve ndaj Dortmundit dhe një mbrëmje më vonë 4-1 e “blaugranëve” kundër Bajernit të lavdishëm.
Kaq e madhe ishte jehona e asaj që katalanasit bënë ndaj bavarezëve, saqë një gazetar guxoi të pyeste trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti, nëse kjo Barcelonë e ka trembur e ka lënë pa gjumë?
Sinkron Anceloti
“E vërteta është që janë në formë shumë të mirë, ndërsa mendoj se në një ndeshje si El Klasiko është shumë e vështirë të zgjedhësh një favorit. Për fat, asgjë në këtë botë nuk ma prish gjumin”.
Gjithsesi, edhe kryeqytetasit janë për t’u pasur frikë.
Reali është kampion I Spanjës dhe I Europës, dhe dyshja Mbape-Vinicius ka nisur të funksionojë.
Për më tepër, luhet në “Santiago Bernabeu”, dhe trajneri I Barçës, gjermani Hansi Flik pyetet se çfarë ka menduar këto ditë për derbin.
Sinkron Flik
“Ndershmërisht ju them se nuk kam pasur shumë kohë që të mendoj për këtë ndeshje. Gjithsesi, jemi përgatitur mirë dhe duam që të paraqitemi në maksimum. Është e qartë se duam rezultat pozitiv, nuk ka si të jetë ndryshe. Besoj se do të jetë një ndeshje e madhe”.
Të dyja skuadrat kanë mungesa.
Realit I mungon portieri I dëmtuar Kurtua, si dhe Karvahal, Alaba dhe Rodrigo.
Barcelona nuk ka portierin titullar Ter Shtegen, Arauhon, Kristensenin, Bernalin dhe Ferran Torresin.
Madrilenët kanë fituar 3 nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ndaj 2 të kundërshtarëve, dhe që mund të barazojë rekordin e katalanasve me 43 ndeshje radhazi pa humbje.
Gjithsesi, La Ligën e kryeson Barcelona me 30 pikë dhe golaverazh më të mirë sesa Reali që ka 27.