Manchester City do të presë në “Etihad” rivalin e tyre të qytetit, Manchester United në orën 16:30 të së dielës.
Në letër, City është më i favorizuar për ta fituar këtë përballje, por nga ana tjetër është një derbi dhe zakonisht nuk bëhen parashikime.
Në radhët e skuadrës së Guardiolës nuk do të jetë në dispozicion vetëm Grealish, ndërsa për United ka disa mungesa të rëndësishme,
“Qytetarët” duan tre pikët në shtëpi për të vazhduar tentativën për të qenë në krye të tabelës, pasi aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 59 pikë, 4 pikë më pak se Liverpool i cili ka një ndeshje më shumë.
Nga ana tjetër, Manchester United ndodhet në vendin e gjashtë me 44 pikë./h.ll/abcnews.al
Formacionet zyrtare