Tirana fiton derbin e jetës, “Bardheblutë” papritur shkatërrojnë 3-0 Partizanin

schedule22:10 - 7 Prill, 2025

schedule 22:10 - 7 Prill, 2025

As edhe fanatiku më i skajshëm nuk e shkonte ndërmend. Kush mund ta parashikonte se Tirana do të fitonte 3-0 ndaj Partizanit, pikërisht në një nga momentet më të këqija në historinë e saj?

Gjithsesi, nuk thonë kot se derbit nuk I dihet, dhe skuadra bardheblu e vërtetoi këtë plotësisht. Suksesi ishte I bujshëm, arritur më në fund në një “Arenë Kombëtare” të mbushur me tifozë, diçka që nuk iu ishte lejuar tiranasve këtë sezon.

Zharmuni kaloi ekipin e trajnerit Bledi Shkëmbi në epërsi në minutën e 19-të, dhe ishte sërish ai që dyfishoi shifrat me penallti katër minuta para pushimit.

Nuk mjaftoi me kaq, sepse Partizani I tronditur pësoi edhe golin e tretë, me autor Emanuel Ernestin në minutën e 68-të, edhe ky me 11-metërsh.

Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës pas 10 ndeshjesh radhazi derbi, dhe është padyshim më e rëndësishmja.

Suksesi e ngjiti ekipin bardheblu në vendin e parafundit me 35 pikë, por me pikë të barabarta me Teutën që është e 8-ta, dhe vetëm një pikë prapa Skënderbeut e Bylisit.

Kalendari mbetet tepër I vështirë, me ndeshjen e ardhshme në Korçë, e pastaj në shtëpi ndaj Teutës, për ta mbyllur me Dinamon.

Gjithsesi, mënyra sesi u fitua ky derbi jep shpresë, dhe morali është faktori kryesor edhe në futboll.

Çfarë ndodhi me Partizanin?

Vështirë ta shpjegosh, por tifozët e kuqe tani e kuptojnë se as një legjendë si Skënder Gega nuk ka shkopin magjik.

Të kuqtë rrezikojnë vendin e katërt, pra pjesëmarrjen në plej ofin për titull, pasi Elbasani është vetëm një pikë larg.

Elbasanasit fituan 2-1 në Rrogozhinë ndaj Egnatias kampione, në një tjetër ndeshje në të cilat ekipi favorit nuk jep maksimumin./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!