Derbi i kryeqytetit erdhi, ‘demat’ shpresojnë tek tradita, ja si dolën vjet përballjet Tirana-Partizani

schedule16:27 - 19 Tetor, 2021

schedule 16:27 - 19 Tetor, 2021

Erdhi momenti i derbit të kryeqytetit. Partizani-Tirana ka rezultuar përballja më e ndjekur në historinë e futbollit shqiptar. Ditën e hënë, 25 tetor ora 19:45, stadiumi “Air Albania”, do të zhvillohet supersfida e javës së gjashtë e “Abissnet Superiore”.

Në këtë përballje të dyja skuadrat kryeqytetase vijnë me humore të ndryshme. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu vjen me moral të lartë, si kryesuesja e kampionatit, e shkëputur me 2 pikë nga Vllaznia ndjekëse.

Nga ana tjetër skuadra e Partizanit e drejtuar nga Ilir Daja vjen me një seri prej 4 barazimesh, ku nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje deri tani.

Por le të kujtojmë pak se si ishin përballjet e vjetshme mes dy skuadrave, për të pasur një pasqyrim më të saktë të situatës së tyre.

Nga 4 përballjet mes tyre, dy duele kanë përfunduar në barazim pa gola.

Sfida e luajtur 21.01.2021 ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të “Demave”, me gol të shënuar nga Eraldo Çinari në minutën 83 të ndeshjes.

Edhe përballja tjetër mes tyre e luajtur 13.03.2021, ka përfunduar në favor të Partizanit, por këtë herë më rezultat 2-1, me gola të shënuar nga Belica 29’ që kalonte në avantazh “Të Kuqtë”. Për të baraspeshuar ndeshjen mendoi Erion Hoxhallari i Tiranës 39’, ndërsa goli i fitores për Partizanin do të vinte në pjesën e dytë të lojës në minutën e 59, gol që u shënua nga Jurgen Bardhi.

Statistikat e përballjeve Partizani-Tirana janë në favor të “Demave të Kuq”, të cilët shpresojnë që të ketë në njëjtin fat edhe në këtë sfidë, sepse fitorja e parë për këtë sezon kundër “Bardh e Bluve” do të shijonte më tepër.

Një duel që duhet shijuar në maksimum duke pasur parasysh atmosferën që tifozët dhurojnë në tribuna, por edhe emocioneve që tregohen në fushën e lojës. /abcnews.al