Rikthehet derbi i Merseyside. Sot në mbrëmje, Liverpooli i Jurgen Klopp pret Evertonin e Sean Dyche në një ndeshje ku teorikisht do të sfidohen dy klube në krizë. Historia thotë se nga 16 takime me Everton, Klopp ka humbur vetëm një, me 9-të fitore dhe 6-të barazime.
Nga 19-të ndeshje në këtë Premier League, ato në Anfield kanë fituar vetëm 8-të. Liverpool është i 10-ti, 12 pikë prapa një vendi në Champions League. Everton është në vendin e parafundit, një pikë larg qëndrueshmërisë në këtë ligë. Të dy rivalët e qytetit janë të eliminuara nga FA Cup dhe Carabao Cup.
KËtë të hënë, klasikja Merseyside është dramatike për të dy, të detyruar të fitojnë. Problemeve të Klopp i shtohet edhe një dëmtim, ai i Thiago Alcantara.
Everton filloi një fazë të re, në këtë rast me Dyche në pankinë për të zëvendësuar Lampard, duke mposhtur liderin e Premier League, Arsenalin më 4 shkurt. Tifozët e ekipit të “Goodison Park” ëndërrojnë të mposhtin Liverpooli dhe të largoheën nga zona e rënies./ h.ll/abcnews.al