Pas kualifikimit në çerekfinalet e Europa League, Juve e rinis në Serie A nga ndeshja e madhe kundër Interit për të vazhduar të fitojë terren në renditje. Në prag të derbit të Italisë, Allegri ka folur në konferencën për shtyp rreth kësaj supersfide.
“Na duhet të luajmë një ndeshje të mirë kundër një ekipi shumë të fortë. Është gjithmonë një ndeshje e mrekullueshma para 70 mijë tifozëve. Është derbi i Italisë dhe do të jetë një ndeshje magjepsëse. Duhet të jemi të përgatitur.”
Si është Di Maria?
“Pasdite do të shoh situatën përfundimtare. Di Maria duket mirë, Chiesa është në dispozicion.”
Po Locatelli?
“E shoh mirë. Në Freiburg e hoqa atë në fund, por ndeshja ishte e sigurt dhe thjesht doja ta kurseja.”
Objektivi zona e Champions League
“Ne duhet të synojmë për maksimumin që mund të bëjë. Nesër kemi ndeshjen kundër Interit dhe të luash një ndeshje direkte është gjithmonë e vështirë për t’u luajtur. Tani jemi prapa në renditje dhe është e vështirë të rikuperohemi. Nesër është një ndeshje e rëndësishme. Duhet të përballemi hap pas hapi me të gjitha ndeshjet.”
Chiesa dhe Di Maria nga fillimi?
“Nuk e di, ndoshta janë të dy jashtë. Nuk kam ndonjë mundësi ta madhe zgjedhjeje pasi sulmin e qendrës e kemi bosh, me Kean dhe Milik jashtë.”
Pogba?
“Ne kemi bërë të njëjtin refren për Pogban për tetë muaj. Kur të jetë mirë, ai do të jetë i disponueshëm. Dyshoj se do të jetë menjëherë pas pushimit. Do të duhet pak kohë.”/ h.ll/abcnews.al