Derbi i “çmendur” i Italisë, goleadë dhe përmbysje/ Pano: Ndeshje shumë cilësore. Tahiri: U bë ndeshje e hapur

schedule22:23 - 27 Tetor, 2024

schedule 22:23 - 27 Tetor, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 8 të tillë.

Inter e Juventus kanë mbyll në barazim “festivalin” e golave në “Guiseppe Meazza”, të Milanos, me sfidën e cila ishte e vlefshme për javën e nëntë të Serie A, duke i lënë kështu në “duar” kreun, “Bluve” të Napoli

Për këtë sfidë spektakolare u fol edhe në studion e “E Diela Sprint” në ABC Neës, nga gazetari Maks Tashi, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano, Ermal Tahiri, Ardjan Mema dhe gazetari Nertan Prifti.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tashmë trajner Ledjo Pano

Në krahun tjetër, trajneri Ermal Tahiri

Ledjo Pano: Napoli po vazhdon me ato fitoret e stilit Conte.

Gjithë vëmëndja e javës ishte në Inter-Juventus. Ishte një ndeshje shumë cilësore. Më pëlqeu Juventus edhe pse kishte lojtarë të rinj të formacion, por përsëri dha një shkëndëi se Juve këtë kampionat ka ndryshuar ritëm, nuk është më ajo e sezonit të kaluar.

Ermal Tahiri: U bë ndeshje e hapur dhe prandaj u shënuan aq shumë gola. Kur luan me Inter, me ato lojtarë që ka në përbërje, nuk diskutohet që do të kesh probleme në mbrojtje, çfarëdolloj lojtari të kesh.

Ajo që më pëlqeu ishte që u bë një lojë e hapur e bukur ndyrshe nga çfarë jemi mësuar në përballjet mes këtyre dy skuadrave.

Duke parë golin e parë të Juventus mund të shohësh se hyrja e të rinjve ka ndryshuar ka më shumë potencë dhe freski. Goli u duk që ishte një skemë e mësuar mirë në stërvitje.

Megjithatë, duke u zënë këta të mëdhenjtë me njëri-tjetrën do të përfitojë Napoli, ashtu siç tha dhe Pano, kanë marrë profilin e Conte janë shumë të vështirë për t’u mundur. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!