Mancheter United dhe Manchester City kanë disa objektiva të përbashkëta në merkato. Të dy trajnerët, si Ole Gunnar Solskjaer dhe Pep Guardiola, po kërkojnë përforcimin e mbrojtjes, një nga repartet më të dobëta të ekipeve ishullore.
Fokusi i klubeve angleze është përqendruar në Serie A, siç raporton The Indipendent. Objektivat e mëdha për repartin defensiv janë Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit. Të dy janë ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian.
Lojtarët kushtojnë dhe arritja e një akordi financiar me Napolin dhe klubin zikaltër, nuk është aspak e thjeshtë, por dy klubet nga Manchesteri nuk duan të nxitohen dhe po përgatisin ofertat e tyre. /abcnews.al