Der Spiegel: Dëshmitë e reja të sabotimit në Nord Stream 1 dhe 2 të çojnë në Ukrainë

schedule19:16 - 26 Maj, 2023

schedule 19:16 - 26 Maj, 2023

Provat e reja në hetimin e sabotimit të gazsjellësit Nord Stream që lidhin Rusinë me Gjermaninë të çojnë në Ukrainë, raporton sot e përjavshmja gjermane Der Spiegel.

Hetimet e policisë janë fokusuar kryesisht në anijen me vela “Andromeda”, e cila mund të jetë përdorur për transportin e lëndëve plasëse të përdorura në sabotimin e shtatorit 2022 në Detin Baltik. Sipas Der Spiegel, të dhënat meta të një emaili të dërguar nga vendndodhja e jahtit të çojnë në Ukrainë.

Revista raporton gjithashtu se në bord u gjetën gjurmë të një eksplozivi, “ciklotetrametilentetranitramin”, i shpërndarë gjerësisht si në Evropën Perëndimore ashtu edhe në ish-Europin Lindore.

Më 26 shtator 2022, pas shpërthimeve nënujore u zbuluan katër rrjedhje të mëdha gazi në tubacionet që lidhin Rusinë me Gjermaninë dhe transportojnë pjesën më të madhe të gazit rus në Evropë.

Dyshimet e para ishin se bëhej fjalë për një sulm, duke krijuar hipoteza të ndryshme për autorët e këtij operacioni logjistik kompleks dhe të ndjeshëm diplomatik.

Muaj pas shpërthimeve në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, përgjegjësia për sulmin e nëndetëses mbetet një mister pavarësisht hetimeve në vendet e rajonit (Gjermani, Suedi dhe Danimarkë).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!