Deputetja ukrainase: “Jemi me fat që kemi një vend mik si Britania e Madhe”

schedule14:47 - 3 Maj, 2022

schedule 14:47 - 3 Maj, 2022

Boris Johnson përshëndeti deputetët ukrainas teksa iu drejtua me një mesazh historik parlamentit të vendit ditën e sotme, sipas BBC.

“Është një nder i madh për mua që t’ju drejtohem në këtë moment vendimtar të historisë dhe përshëndes guximin të cilin keni treguar dhe që do të vazhdoni të tregoni pavarësisht sulmit barbar ndaj lirive tuaja,” tha Johnson.

Menjherë pas deklaratës së Johnson, reagoi deputetja ukrainase Lesia Vasylenko.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë ovacione për një fjalim të vetëm. Ukraina është me fat që ka një vend mik si Britania,” tha Vasylenko në një mesazh në Twitter.

Boris Johnson njoftoi gjithashtu miratimin e një pakete ndihmë ushtarake prej 300 milionë paund për Ukrainën, përfshirë 13 automjete të blinduara me vlerë 660,000 paund.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!