Deputetja socialiste në pritje të ëmbël, fotografohet me barkun e rrumbullakosur

schedule13:30 - 13 Shtator, 2020

schedule 13:30 - 13 Shtator, 2020

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Megjithëse është treguar e kujdesshme për të mos rënë në sy, deputetja është fotografuar së fundmi me barkun e rrumbullakosur.

Gjylameti ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi gjatë inspektimit të punës që po kryhet në shkollën e Lalmit në Vaqarr, së bashku me ambasadorin e Çekisë, Jaroslav Ludva dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Deputetja bëri me dije se është në pritje të ëmbël gjatë kohës së karantinës. Ndërkohë, kujtojmë gjithashtu se ajo është nënë e një djali 10-vjeçar. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!