Deputetja: Në Prokurori janë 36 dosje ndaj zyrtarëve të PD-së

20:45 | 17/06/201920:450

Në kohën kur ka qenë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, deputetja e PS-së Mimi Kodheli  ka dërguar 36 dosje ndaj zyrtarëve të PD-së në Prokurori. Sipas saj ata akuzohen për një zërë veprash të rënda. Ajo është shprehur se dosjet në atë kohë janë mbyllur, por shpreson shumë që ata do të hapen një dita pasi beson shumë tek drejtësia e re.

Mimi Kodheli: Ju me prezantuat mua si ish-ministre të Mbrojtjes. Unë di t’iu them një gjë. Unë personalisht kam çuar në Prokurori 36 dosje kur isha në  Ministri, të cilat përmbajnë shkelje të rënda të Kushtetutës, shkelje të renda të shumë ligjeve. Dosjet janë mbyllu. Disa përgjigje janë për pamundësi dhe për paaftësi për t’i hulumtuar.

Mirela Milori: Dosjet janë atje?

Mimi Kodheli: Patjetër që janë. Çfarë të them unë tani? Të dal dhe të them që këto janë bërë enkas kështu sepse njerëzit që janë çuar aso kohë në Prokurori janë njerëz që kanë qenë më pushtet, janë njerëz që kanë qenë të PD-së. Nuk janë një e dy, por janë 36 dosje për vepra të rënda penale, për tradhti ndaj atdheut, shkelje të Kushtetutës sepse flisnin për Forcat e Armatosura dhe fjalët janë shumë të mëdha në këtë rast. Janë atje dhe janë të mbyllura. A duhen rihapur? Po patjetër. Do të vijë koha që do të rihapen dhe kjo është e sigurt sepse nëse nuk e kam këtë besim,  nuk bëj dot këtë punë që bëj.

Mirela Milori: Sa e qetë jeni ju që keni bindjen kur shiko njerëz që kanë bërë qoftë tradhti ndaj atdheut, apo abuzime të mëdha monetare, të cilët jo vetëm që shëtisin të lirë, por mund të jenë edhe njerëz përfaqësues në politikë dhe në vendimmarrjen e këtij vendi?

Mimi Kodheli: Po patjetër janë njerëz që i thirrini edhe nëpër tryeza ju dhe që shpalosin këtu gjithfarë opinionesh.

Mirela Milori: Sa e qetë jeni ju?

Mimi Kodheli: Unë nuk jam e qentë, por kjo më nxit që të punoj më fort dhe të luftoj më shumë për të drejtën.

Mirela Milori: Dhe ju besoni prek Prokuroria që iu ka mbyllur 36 dosje?

Mimi Kodheli: Unë besoj tek institucioni dhe nuk besoj tek ata njerëzit që kanë punuar deri dje, që kanë qenë të politizuar që nuk është dashur të rrinin atje sepse shumica e tyre kishin bërë vetëm 6 muaj shkollë, ndërsa ne të tjerëve na ka rënë kurrizi me vite për të marrë një diplomë. Besoj tek fryma dhe besoj rek besimi që duhet t’i japim. Besoj tek ky procesi i vettingut. Besoj tek drejtësia e re./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono