“Deputetja e kërpëratave” ditën e fundit në Kuvend, Halilaj: Do të mbahem mend, se kam punuar shumë

schedule11:38 - 7 Korrik, 2021

schedule 11:38 - 7 Korrik, 2021

Deputetja e opozitës parlamentare, Majlinda Halilaj, është deputetja që do të mbahet mend për fjalimin e saj për “kërpëratat”, me plot gafa dhe gabime në një nga seancat plenare, nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme.

Në seancën e fundit plenare ajo është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend.

Ndërkohë në lidhje me ligjin më të rëndësishëm që ajo ka votuar në kuvend i është përgjigjur me arrogancë, “ç’ju duhet juve”, ka thënë Majlinda Halili.

Biseda:

Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Për çfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ç’ju duhet juve?

Një tjetër arsye pse fjalimi i deputetes Halili u bë viral, ku ajo fliste për “Korporatën e Investimeve” dhe e lexoi me gabime, ishte se ai fjalim rezultoi i vjedhur./abcnews.al