Deputeti shqiptar i nënshtrohet operacionit, publikon foton nga spitali

schedule18:41 - 20 Janar, 2022

schedule 18:41 - 20 Janar, 2022

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati është operuar në repartin e ortopedisë në QKUK, Prishtinë. Pas disa ditësh qëndrimi në spital, ai sot është larguar për në shtëpi.

“Miq, pas disa ditë qëndrimi, sot dola nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë. Në repartin e ortopedisë pata një operim të suksesshëm. Me këtë rast dua nga zemra ta falenderoj Dr. Pleurat Sejdiun i cili si gjithmonë në majat e lartësisë së tij profesionale më operoj i asistuar nga ekipa e tij e shkëlqyeshme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kastratit:

Miq, pas disa ditë qëndrimi, sot dola nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë. Në repartin e ortopedisë pata një operim të suksesshëm. Me këtë rast dua nga zemra ta falenderoj Dr. Pleurat Sejdiun i cili si gjithmonë në majat e lartësisë së tij profesionale më operoj i asistuar nga ekipa e tij e shkëlqyeshme.

Për 20 vite nga çdo qeveri është bërë shumë pak për repartin e ortopedisë. Stafi aty funksionon në kushte të tmerrshme infrastrukturore. Ata kanë përjetuar vetëm njëherë rritje rrogash, ndërsa imagjinoni një infermiere aty që ka përgjegjësi deri në 5 dhoma me 20 pacientë paguhet vetëm 365 euro.

Për dhjetë muaj qeveria aktuale përmes Ministrisë së Shëndetësisë e paska bërë edhe më kaotike situatën, kurse për rritje pagash në shëndetësi as që duan të bisedojnë. Për shembull pak minuta para operimit tim mungonin disa pajisje elementare në sallën e operimit.

Jo vetëm kjo qeveri, por çdo qeveri e radhës duhet në mënyrë konsistente të investoj në pajisje dhe infrastrukturë dhe në rritjen e rrogave të mantelbardhëve. Përndryshe, aty do ti shohim gjithmonë familjarët tonë duke u kujdesur për ne si pacientë.

Përkulem me thellësinë më të madhe të respektit para gjithê mantelbardhëve që bëjnë punë të shkëlqyer në kushte shpesh herë primitive dhe me paga qesharake.

Për shkak të trajtimit të këmbës unë do të mungoj në Kuvendin e Kosovës dhe në ligjërata me studentët e mi në Universitetin e Prishtinës për 6-8 javët e ardhshme.

Javët në vijim duhet të mësohem me ec prej fillimit. : Sido që të jetë, do të mbesim në kontakt me ju së paku përmes FB.

Shëndeti mbi të gjitha miq.