Deputeti kosovar publikon dokumentet për gjyqtarët serbë

schedule13:24 - 8 Nëntor, 2017

schedule 13:24 - 8 Nëntor, 2017

Deputeti kosovar Korab Sejdiu ka publikuar në profilin e tij në Facebook dokumentet që vërtetojnë se gjyqtarët serbë nuk janë betuar me të njëjtën formulë si ata kosovarë para presidentit Thaci. Sejdiu thekson se dokumentet i ka marrë nga presidenca pas një kërkese zyrtare dhe aty tregohet qartë se gjyqtarët dhe prokurorët serbë të katër komunave në veri të Kosovës janë emëruar me të njëjtin dekret si gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të Republikës së Kosovës. Por në deklaratat e nënshkruara nga ata në asnjë vend nuk përmendet Republika e Kosovës ose Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por përmendet vetëm Kosova, legjislacioni i Kosovës pra nuk shprehet në asnjë mënyrë besnikëria gjyqtarëve dhe prokurorëve në fjalë ndaj shtetit të Kosovës./ABC NEWS

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!