Deputeti kosovar, bashkëshortja dhe vajza rezultojnë pozitivë për Covid-19

schedule22:08 - 14 Tetor, 2020

schedule 22:08 - 14 Tetor, 2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Lajmin e ka bërë vetë ai të ditur me anë të një postimi në Facebook, ndërsa shton se të infektuara janë po ashtu edhe bashkëshortja e vajza.

Ismaili shton se djali, Omeri ka rezultuar negativ për virusin ndërsa thotë po ashtu se familja është vetë-izoluar dhe do të qëndrojnë të mbyllur deri në momentin kur të shërohen plotësisht.

Postimi i plotë

“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin. Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”

Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona…

Posted by Uran Ismaili on Wednesday, October 14, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!