Deputeti Koçi: Fakti që prokurorët e SPAK janë të pakontrollueshëm nga arkitektura e drejtësisë, mbetet problem i madh

schedule18:46 - 25 Shkurt, 2025

schedule 18:46 - 25 Shkurt, 2025

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në “Tirana Live” i cilësoi të ekzagjeruar masat e GJKKO të firmosur për 24 pjesëtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe favorizime në disa procedura tenderimi me vlerë 90 milionë lekë.

Ai thekson se edhe SPAK ka nevojë të korrigjohet në veprimtarinë e vet, sidomos kur vjen puna tek respektimi i çështjeve, që lidhen kryesisht me të drejtat e njeriut.

“Nuk heshtim me. SPAK ka nevojë për të korrigjuar në veprimtarinë e vet. Ka nevojë për një bilanc. Edhe ata kanë nevojë të bëjnë një reflektim, në disa aspekte ku sundon më shumë respektimi i të drejtave të njeriut, unë besoj se ka nevojë për të parë shumë gjëra. Paraburgimi është kthyer në një forme, ku shqyrtohen akuza ose masa sigurie për njerëz që janë në sferën e lartë të shtetit dhe politikës”, tha ai.

Deputeti socialist u shpreh më tej se është një problem shumë i madh fakti që vetë prokurorët e SPAK nuk ka asnjë organ që t’i kontrollojë ato në punën që ato kryejnë.

“Fakti që prokurorët e SPAK janë të pakontrollueshëm nga një institucion brenda arkitekturës së drejtësisë, është një problem i madh”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!