Deputeti Ervin Bushati ka komentuar skandalin me të dhënat personale të qytetarëve, të mbledhura nga patronazhistët e PS-së. I ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit”, Bushati e cilësoi këtë një paradoks duke thënë se PS funksionon me një sistem tjetër. Ai përmendi një arsye që sipas tij këto të dhëna nuk tregojnë asgjë duke thënë se dhe vetë emri i tij dilte si një mbështetës i PD-së.
“Në çdo vend të botës dhe në Shqipëri, ka anëtarë të një strukture politike quhen ose anëtar të një partie, aktivistë ose vullnetarë ose ndërmjet zgjedhjeve quhen patronazhistë. Ajo që nuk e di se sa e vërtetë është, ata që e kanë publikuar nuk e di ku i kanë gjetur të dhënat, por të thuash se pse ka anëtar të PS-së në PS është paradoks.
Kemi 120 mijë anëtarë, vetëm në Tiranë jam 18 mijë dhe të thuash pse janë këta anëtarë dhe çfarë bëjnë ku të njëjtën gjë dhe në zgjedhjet në Amerikë, Obama merr në telefon mbështetësit e tij dhe në mënyrë publike dilni të votoni. Të njëjtën gjë bëjnë dhe anëtarët tanë që gjatë fushatës quhen patronazhistë. Ne kemi shumë të dhëna për mbështetësit tanë, dimë dhe sjelljen politike.
Në 2019 ne na ka bërë dhe një dhuratë shumë të madhe PD-ja duke u larguar nga zgjedhjet. Ne dimë dhe në çfarë ore votojnë zgjedhësit në Shqipëri, prandaj dhe në ëndrrat e tyre më të mira PD nuk mund të marrë më shumë se 53 deputetë ndërkohë që ne kemi 75. Kanë marrë 43 në 2017 sado që të avancojë prapë nuk e kapim PS, jemi vite dritë larg. “, tha ai.
Ervin Bushati: Ne që shikojmë ato çfarë është publikuar në media, ne kemi të tjera jemi sistem komplet tjetër.
Kel Demi: Dmth është ulur Shkullaku dhe Bushati dhe kanë shkruar 910 mijë emra me gjithë numrat e kartave të identitetit.
Ervin Bushati: Unë se kisha parë por ma çuan dhe unë dilja votues i Partisë Demokratike./abcnews.al