Deputeti i PS-nënë Lizës: Fjala jote prej burrneshe m’i ka prerë gjunjët, me ty asnjë diskutim

schedule18:25 - 28 Janar, 2022

schedule 18:25 - 28 Janar, 2022

Vijojnë diskutimet në Komisionin e Ligjeve mes banorëve dhe deputetëve që janë të pranishëm në seancën që po zhvillohet për shembjen e banesave të lagjja “5 Maji” në Tiranë. Deputeti i PS Eduart Ndreca, sapo ka marrë fjalën i është drejtuar banores së lagjes “5 Maji” Liza Marku, e njohur si nënë Liza, duke i thënë se me fjalën e saj prej burrneshe në këtë seancë ia ka prerë gjunjët, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë diskutim me të.

Lexo edhe: “A ke ardhur për politikë?”, nënë Liza replika me Bushkën te “Ligjet”: S’trembem prej teje

Pjesë nga diskutimi:

Eduart Ndreca: Nënë Liza s’kam asnjë diskutim me ty se origjina jote, fjala jote prej burrneshe këtu, mi ka pre gjunjët të flas. Unë jam Mirditor si ty dhe më kufizon. Ju ke ba nder edhe të tjerëve se me ke hequr ca pyetje dhe duhet të ta dinë për nder këto 2 djemtë.

Dua t’iu vë në dijeni, po flas me këto se me ty nënë Liza skam asnjë konflikt, po më the to e lë fare diskutimin. Ne jemi në Komision të Ligjeve dhe ky komision ka rënë dakord që të thirrej kjo seancë dëgjimore. Mllefin që keni s’duhet të na e hidhni ne. Sepse unë personalisht s’kam qenë për këtë dëgjesë por ka qenë dhe vullneti i kryetares së komisionit (Klotilda Bushka) për ta bërë këtë dëgjesë. (ndërhyjnë deputetët e PD)

Klotilda Bushka: Ju çfarë e keni këtë, sa flasim ne hidheni në këmbë, kurse ne ju  dëgjojmë…

Eduart Ndreca: Ne këtu kemi një shkresë të bashkisë së Tiranës që ka X kontrata. Ka x marrëveshje me banorët. Ju këtu nuk jeni në emër të të gjithë banorëve. Pyetja, a ka trajtim të pabarabartë? A dyshoni se ka trajtim të pabarabartë të banorëve në lidhje me marrëveshjet? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!