Deputeti i PDK-së rezulton pozitiv për Covid-19

schedule13:57 - 13 Korrik, 2020

schedule 13:57 - 13 Korrik, 2020

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka dhënë ai vetë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Tahiri shkruan se edhe pse është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitiv për virusin. Ai njofton po ashtu se është mirë dhe se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

“Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend,” shkruan më tej në postimin e tij Tahiri.

Postimi:

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!