Deputeti i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai ka njoftuar se pas shfaqjes së simptomave është testuar dhe është konfirmuar se është infektuar me koronavirus.
“Të dashur miq, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.
Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale’ shkruan ai./ db/Abcnews.al