Ish-ministri i PD-së, deputet i zgjedhur në 25 Prill, Tritan Shehu në një postim në Facebook akuzon institucionet për mungesë reagimi, ndërsa tregon emrat e fshatrave, ku sipas tij është kultivuar kanabis në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj.
“Policia dhe institucionet perkatese asnje reagim, ndersa premtimi elektoral Kanabis, “gjelberon” ne Qarkun e Gjirokstres.
Deri tashti as edhe nje veprim nuk ka pasur ndaj zonave te kultivuara me kanabis ne Gjirokaster, Tepelene, Memaliaj etj, qe une permenda pak dite me pare.
Sot po ju them, kerkoni e veproni edhe reth fshatrave Borocke, Zavalan, Mican, Kreshove, Gostivisht, Ogren, etj ne zonen Permet-Kelcyre…ne fakt ka shume te tille.
Venia ne jete e premtimeve elektorale te Rilindjes i ka mbushur plot rethinat e tyre.
Grupet kriminale jane ne aktivitet te plote aty, ndersa edhe fshtareve qe ju premtuan ne shkembim te votes diku 20, diku 30 etj renje kanabis pa “haracin” e zakonshem, sot po u trokasin ne dere.
Pak vite me pare u kerkohej tu paguanin drejtuesve te policise 10-15 Euro per rrenje.
E me tej jeta e tyre nen terror, se ata qe u paguan ruanin provat e kultivimit.
Kjo skeme eshte gati per tu perseritur ne dimensione te medha.
Dhe shteti, policia, institucionet bejne sikur nuk shikojne,….sic duket mbijeton zakoni i vjeter.
Ne fakt ata u pasuruan dhe u kthyen ne te “plotfuqishem”.
Se sa per fshataret, do zhyten perseri edhe me thelle ne mizerje.
Ne keto kushte ka vetem nje zgjidhje, reagim i gjere e i plote i opinionit publik, medias, te gjithe atyre qe u dhimbset ky vend, femijet tane, e ardhmja.
Neqoftese do te behemi bashke, do ta fitojme jo vetem kete beteje, por shume me teper!
Foto jo specifike” shkruan ai. d.b/Abcnews.al