Pasi kërkuar që 21 janari të shpallej festë kombëtare, opozitarët propozojnë që festave tona zyrtare tu shtohet edhe një tjetër.
Deputeti i opozitës së re, Vasil Sterovski, kërkon që në 7 janar të festohet dhe Krishtlindja, raporton abcnews.al.
Kjo festë kremtohet botërisht në 25 dhjetor, sipas kalendarit fetar grek, por kalendari Julian e celebron Krishtlindjen në 7 janar.
“Permes ketij amendamenti, propozohet shpallja si feste zyrtare ne Republiken e Shqiperise se:
Dates 7 janar si dita e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian per pakicat kombetare maqedonase, serbe dhe malazeze te besimit ortodoks”,-thuhet në projektligjin e firmosur nga deputeti Vasil Sterjovski.
Ai e mbështet këtë propozim edhe në ligjin për pakicat kombëtare, që ju jep të drejtë këtyre komuniteteve të kremtojnë festat e tyre.
Gjithçka ka një shpjegim, pasi Vasil Sterjovski erdhi deputet në Kuvend si pjesë e opozitës së re, nga listat e LSI-së, dhe përfaqëson minoritetin maqedonas në Korçë.
Kuvendi nuk ka miratuar ende as shpalljen e 21 janarit festë zyrtare në kujtim të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, ndërsa do të duhet të shprehet me votë edhe për këtë propozim me karakter fetar.
/abcnews.al