Deputeti i Merkel: Shqipëria ka bërë progres, i mbetet ende shumë rrugë

schedule12:50 - 31 Maj, 2019

schedule 12:50 - 31 Maj, 2019

Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i CDU, Olav Gutting ka shprehur respekt për progresin e Shqipërisë, duke deklaruar njëkohësisht se vendo ka ende shumë rrugë për të bërë. “Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm kur këshillojmë Shqipërinë, për shembull sa i përket datës së zgjedhjeve” – shkruan Gutting. Sipas tij politikanët atje mund vetëm të thonë se dalja nga parlamenti dhe hedhja e bombave molotov nuk janë opsion dhe nuk përputhet me vlerat evropiane. Ndasitë politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debatit parlamentar – vijon Gutting, i cili vijon me përshëndetjen e progresit që Shqipëria ka bërë dhe njohjen e këtij përparimi nga raporti i Komisionit Europian. Në përfundim të deklaratës, Gutting pranon se rrugëtimi i Shqipërisë në këtë proces duhet shqyrtuar nga këndvështrimi i tyre për t’u analizuar më vonë, por kjo – përfundon deputeti i partisë së Merkel – duhet të ndodhë në dialog./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!