Deputeti i LSI Koka: Nuk e dorëzoj mandatin

schedule18:15 - 19 Shkurt, 2019

schedule 18:15 - 19 Shkurt, 2019

Deputeti i LSI Lefter Koka bën të ditur se nuk do e dorëzojë mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare. Në një postim në Facebook, Koka thotë se nuk do djegë mandatin që mijëra durrsakë i kanë besuar për të qenë përfaqësues i tyre.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave, qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë”, shkruan deputeti i LSI duke nënvizuar se mandati i tij nuk mund të përdoret për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!