E djathta gjermane “burgos” Berishën/ Gunther Krichbaum: Ka akuza të rënda. SPAK duhet mbështetur

schedule11:12 - 28 Tetor, 2023

schedule 11:12 - 28 Tetor, 2023

Deputeti gjerman i CDU/CSU përmbyllin një vizitë tre ditore në Tiranë, me qëndrime të forta e të drejpërdrejta kundër Sali Berishës, që së fundmi është subjekt hetimi nga SPAK, me dyshime për korrupsion.

Gunther Krichbaum, Zëdhënës për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Europian njëkohësisht deputeti në Bundestagun gjerman, të enjten zhvilloi takim me Lulzim Bashën e me zyrtarë të tjerë, por agjenda e tij qëndroi larg selisë blu ku qëndron Berisha. Arsyet të gjitha lidheshin me SPAK.

“Unë takohem me njerëz, të cilët para se të takohem, do të doja të mos kishim akuzë konkrete. Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale”

Sipas tij, Berisha është nën dyshime të forta për korrupsion.

 “Akuzat duhet të jene te forta. Këtu behet fjalë për prona te sekuestruara. Me parë SHBA e ka shpallur non grata”

Deputeti gjerman reagoi dhe për sulmet e vazhdueshme që ka bërë Berisha ndaj SPAK-ut, që janë ashpërsuar edhe më shumë prej së shtunës së kaluar, me hapjen e dosjes “Partizani”.

“Deklaratat për politizim të SPAK janë absurde. Të gjitha sulmet ndaj SPAK janë të papranueshme. Ata janë njerëz me integritet. Duhet ta mbrojmë SPAK nga çdo kritikë e sulm”.

Krichbaam u shpreh prerazi kundër edhe mbrojtjes që i bën vetes Berisha përmes Kushtetutës, duke thënë se imuniteti nuk është një privilegj që mbron deputetin, por një mekanizëm për të siguruar funksionalitetin e Parlamentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!