Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini ka rënë në grackën e një kamere të fshehtë nga gazetari Ismet Drishti.
Ai i është paraqitur deputeti si mjek, duke i thënë se duhet të provojë shqisën e tij të shijes për të kuptuar nëse është i infektuar me Covid-19, duke i dhënë një lëpirëse.
Çdo gjë është xhiruar nga një kamera e fshehtë, ndërsa deputeti socialist e ka marrë me sportivitet grackën e Drishtit.
“Nuk ka problem, ju uroj shumë suksese”, thotë deputeti./abcnews.al