Deputeti australian i propozon martesë partnerit në sallën e Parlamentit

schedule13:10 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 13:10 - 4 Dhjetor, 2017

Një deputet Australian i partisë konservatore në qeveri i propozoi partnerit të tij për martesë, në sallën e parlamentit, menjëherë pas prezantimit në Kuvend të projektligjit që ligjëron martesat mes homoseksualëve.

Tim Uilson, i cili sipas mediave është i fejuar prej nëntë vitesh me Ryan Bolger, u përlot kur falenderoi partnerin e tij pasi kishte duruar debate të gjata për martesën mes njerëzve të të njëjtës gjini. Deputeti 37 vjeçar u shpreh se në fjalimin e parë e kishte përfaqësuar lidhjen mes tyre me një unazë që të dy mbajnë në dorën e majtë ndërsa tani mbetej vetëm një gjë për t’u bërë:

Rajan Patrik Bolger, do martohesh me mua?

Partneri i tij që ndodhej në platen e rezervuar për publikun, u përgjigj po, mes duartrokitjeve të gjata të të pranishmëve. Ndërsa kryetari i parlamentit Rob Mitcell komentoi përgjigjen e tij si një “po” të prerë dhe të bindur. Projektligji duhet të miratohet pa vështirësi në dhomën e ulët të parlamentit para krishtlindjeve, pas miratimit të marrë në senat një javë më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!