Deputeti Alimadhi: U shërova nga COVID-i, tani do shkojë tek “Sanatoriumi”

schedule12:33 - 21 Prill, 2020

schedule 12:33 - 21 Prill, 2020

Deputeti Adriatik Alimadhi është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë vetë ai të ditur me anë të një postimi në mediat e tij sociale. Më 27 mars, kreu i Ballit Kombëtar, e bëri vetë publik lajmin se ishte infektuar, ai dhe bashkëshortja e tij.

Alimadhi tregon gjithashtu se sot largohet nga Infektivi, por tashmë do t’i drejtohet spitalit “Shefqet Ndroqi” pasi ka një ftohje të lehtë në mushkri.

Postimi i plotë:

Adriatik Alimadhi

Te dashur miq,

Prej  27 ditesh me radhe kam qene i pamundur per t’ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore.

Do kerkoja mirekuptimin tuaj  dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim.

Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim.

Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem se bashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin.

Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone.

Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre.

Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri.

Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja.

Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin.