Deputetët serbë qëllojnë njëri -tjetrin me “Mouse”-t e kompjuterave

schedule10:47 - 22 Nëntor, 2017

schedule 10:47 - 22 Nëntor, 2017

Deputetët serbe janë përfshirë në përleshje fizike gjatë seancës së asamblesë kombëtare ku nuk kanë munguar as kërcënimet nga kryetari i komitetit.Ky ishte incidenti më i fundit nga një seri të tillash në Asamblenë serbe këto muajt e fundit

Gjatë seancës së rradhës së komitetit të asamblesë kombëtare serbe për çështjet administrative, ka ndodhur një incident i dhunshëm. Debatet kanë degjeneruar në dhunë fizike ku deputetët kanë qëlluar nëjri tjetrin me “mouse”-t e kompjuterave. Bosko Obradovic, i cili kryeson grupin e deputetëve të popullitm anëtarë të asamblesë nga lëvizja opozitare Dveri, qëlloi me mouse-in e kompjuterit kryetarin e komitetit Aleksandar Martinovic, anëtar i partisë në pushtet. Obradovc reagoi në këtë mënyrë pasi Martinovic nuk i dha fjalën.

Pasi dep-uteti i opozitës e pyeste se pse nuk i jpete fjalën dhe i trajtonte si budallenj, Martinovic e ka injoruar dulke folur në telefon, ka qenë ky momenti ku Obradovic e ka qëlluar me mouse-in e kompjuterit

Herën e parë Martinoviç nuk u godit pasi mouse u pengua nga kablli që e mban lidhur me kompjuterin por herën e dytë pamjet tregojnë se ai është goditur në fytyrë. Duke iu drejtuar Obradovic-it, viktima e sulmit uu shprehs e nuk mund të prishte seancën por sapo të përfundonte ai do të paguante për atë që bëri.

Obradovic në kërkoi që kërcënimet e kryetarit të komitetit të regjistroheshin dhe e ftoi që llogaritë të laheshin në sallë

Dhe anëtarët e tjerë të komitetit u përfshinë në debate të ashpra verbale. Ky ishte incidenti më i fundit nga një seri të tillash në Asamblenë serbe këto muajt e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!