Vlora Hyseni u fut për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë duke mbajtur mbi supe kostumin e Drejtores së Shërbimit Informativ Shtetëror.
Me marrjen e kësaj detyre në prill të këtij viti, deputetët kishin lëshuar ndaj saj një sërë akuzash dhe dyshimesh, ndaj përballja pritej të ishte jo e lehtë.
Dhe sic pritej, demokratët nuk u kursyen.
Hyseni i kishte marrë masat, si për raportimin mbi vitin 2022 e si për cështjen specifike që ishte thirrur, ngjarjet në veri të Kosovës.
Por stafi ndihmës dhe ajo vetë i morën me vete dosjet me informacion, pasi ato nuk mund të hapeshin, përpara publikut, jo e jo, po as përpara deputetëve.
Nasip Naco si kryetar i Komisionit të Sigurisë mbylli mbledhjen pasi nuk plotësohej numri i nevojshëm i deputetëve me certifikatë sigurie.
Opozita edhe për këtë, e ngre gishtin e përgjegjësisë drejt qeverisë.