Deputetët e PS thirrje opozitës për dialog

schedule13:54 - 5 Mars, 2019

schedule 13:54 - 5 Mars, 2019

Në seancën parlamentare nuk kanë munguar thirrjet  për dialog të deputetëve socialitë drejtuar opozitës. Ata i kanë kujtuar se janë zgjedhur me votat e shumicës dhe do të qeverisin deri në fund të mandatit. 

Si në një shtetrrethim kanë hyrë deputetët e mazhorancës në Kuvend.

24 prej tyre kishin regjistrur emrin për të folur për projektligjet e rendit të ditës por kohën e fjalimeve ia mori mesazhi për opozitën e vjetër e atë të re.

Ish ministri Damian Gjiknuri u ndal edhe te pretendimet opozitës për blerjen e votave. Dosjet nuk janë justifikim për të djegur mandatet u tha ai.

Ndërsa deputetja Ermonela Felaj risolli në vëmendje karnavelet që zhvillohen në botë por që sipas saj kanë nisur edhe në kryeqytetin e Shqipërisë.

E duke mbetur te karavalet, deputetja Felaj i bëri një përshkrim atyre që thotë se pa jashtë sallës së parlamentit.

Tashmë në sallë kanë edhe katë deputetë të rinj që i konsiderojnë si opozitë të re e me të cilët shpresojnë të bashkëpunojnë. Këta të fundit nuk i bashkuan të gjithë kartonave jeshilë në miratimin e 6 projekligjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!