Deputetët e PD sulmojnë policinë: Na drejtuan armën/ Mohon policia: Nuk mbajnë armë

schedule13:28 - 17 Tetor, 2024

schedule 13:28 - 17 Tetor, 2024

Teksa brenda zhvillohej seance plenare e rradhës, në oborrin e Kuvendit, deputetët e PD-së, u përplasën me Policinë e Shtetit.

Pas shtyrjeve me kordonin e parë të policisë,, deputetët e PD-së, me në krye Flamur Nokën dhe  Luan Bacin, u përplasën me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar largimin e tyre nga ruajtja e sigurisë në oborrin e Kuvendit.

Gjatë kësaj përplasje, sipas vetë Luan Bacit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, i kanë drejtuar armën e zjarrit.

Por në pamjet filmike, duket se një nga efektivët e policisë, teksa shtyhej nga deputetët e opozitës, vendos dorën në pjesën anësore të pajisjeve mbrojtëse, por në asnjë moment nuk nxjerrë, as armë dhe asnjë send tjetër.

Grupi Parlamentar i PD njoftoi se ka bërë kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, duke pretenduar se janë futur disa efektivë të armatosur në Kuvend.

Ndërkohë duke ju përgjigjur  kallëzimit të Partisë Demokratik,  Policia e Shtetit, përgënjeshtroi akuzat e deputetëve të PD.  Bazuar në ligjin “Për tubimet”, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Në një video tjetër, duket qartazi se efektivi I Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, nuk kishte një armë në brez, por një Spraj lotsjellës.

Sipas Policisë, uniformat blu, kanë vepruar konform ligjit, për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj institucionit të Kuvendit, të cilët para se të mbërrinin në oborrin e Kuvendit dogjën goma para Bashkisë së Tiranës.

Reagimi i policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.

Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.

Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.

Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!