Deputetët e PD ridorëzojnë kërkesën për ngritje të Komisionit për Investimet, Zhupa “fshin” firmën

schedule15:35 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:35 - 13 Qershor, 2022

Maxhoranca rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.

Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, deputetët nismëtarë ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me nënshkrimet e nevojshme. Por maxhoranca e rrëzoi me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka.

Taulant Balla sfidoi grupin nismëtar duke i kërkuar që ta paraqesin kërkesën pasi të mbledhin firmat përsëri dhe socialistët do ta marrin në shqyrtim. “Mblidhini të njëjtët firmëtar dhe hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. I përmbush kriteret formale me një deputet që thotë se është tërhequr. Kërkesën bëjeni nga fillimi për të plotësuar kriterin formal”, u shpreh Balla.

Pretendimit të PS iu përgjigj deputeti Gazment Bardhi, i cili u shpreh se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëve të tjerë. Bardhi akuzoi maxhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin.

“Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit  dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike”– tha Bardhi.

Deputetët e opozitës nisën të rimbledhin firmat dhe këtë të hënë kanë depozituar kërkesën e 35 deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike. Kjo çështje u kthye edhe në temë diskutimi brenda opozitës për shkak se deputeti Gazment Bardhi akuzoi Sali Berishën se ka bashkuar votat me Ramën për të bllokuar ngritjen e këtij Komisioni.

“Merri leje doktorit, dhe sqaro demokratët pse u bashkuat me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse i ka nis Berisha mesazh deputetëve që të bëhen bashkë për të bllokuar komisionin” – tha Bardhi.

Sipas grupit të Alibeajt asnjë nga deputetët që ndjekin linjën e Berishës nuk ka firmosur për ngritjen e këtij Komisioni, me përjashtim të deputetit Bujar Leskaj që kishte firmosur edhe më parë.

Madje deputetja Ina Zhupa që kishte firmosur fillimisht, por që i është bashkuar sëfundmi zotit Berisha, është tërhequr nga nisma duke mos ju bashkuar më grupit nismëtar”, thuhet në reagimin e grupit të deputetëve të PD që kanë propozuar ngritjen e komisionit.

Lista e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për komisionin

1.Agron Gjekmarkaj
2. Alfred Rushaj
3. Andia Ulliri
4. Arbi Agalliu
5. Bledjon Nallbati
6. Bujar Leskaj
7. Dashnor Sula
8. Dashamir Shehi
9. Dhurata Çupi
10. Emilja Koliqi
11. Enkelejd Alibeaj
12. Eralda Bano (Tase)
13. Ferdinant Xhaferraj
14. Flamur Hoxha
15. Fatjon Veizaj
16. Fatmir Mediu
17. Flutura Açka
18. Gazment Bardhi
19. Greta Bardeli
20. Ilda Dhori
21. Helidon Bushati
22. Jorida Tabaku
23. Kastriot Piroli
24. Xhelal Mziu
25. Kreshnik Çollaku
26. Lefter Gështenja
27. Lindita Metaliaj
28. Lulzim Basha
29. Merita Bakiu

30.Orjola Pampuri

31.Ramadan Likaj
32. Saimir Korreshi
33. Seladin Jakupllari
34. Zef Hila
35. Zheni Gjergji

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!