Deputetët e krerët e degëve të PD, hyjnë pa votë në këshill, Kaso: Në kuvend nisim procedurat për kreun e ri

schedule15:57 - 27 Prill, 2022

schedule 15:57 - 27 Prill, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Deputetët e grupit parlamentar të PD do të jenë automatikisht pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pa iu nënshtruar procesit të votimit në Kuvendin e 30 prillit.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaron se grupi i punës që po punon për ndryshime statutore do të propozojë që krahas deputetëve të grupit parlamentar edhe krerët e rinj të degëve të jenë automatikisht pjesë e Kuvendit.

Në statutin e miratuar në 11 dhjetor në stadiumin Air Albania, Komisioni i Rithemelimit reduktoi numrin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga 470 anëtarë në 150. Statuti i miratuar në 11 dhjetor përfshinte automatikisht në Këshillin Kombëtar, ish-Presidentët e PD, ish-kryeministrat e PD, ish-Kryetarët e Kuvendit, Ish-kryetarët e PD që janë anëtarë të PD.

Por nga 30 prilli, automatikisht në Këshillin e PD pritet të deputetët dhe krerët e degëve.  Në kushtet kur PD vijon të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, pas Kuvendit të 30 prillit do të jetë kryesia që do të drejtoi partinë deri në zgjedhjen e kreut të ri. Kaso konfirmon edhe vendimin që do të marrë Kuvendi për këtë çështje.

Pasditen e të mërkurës, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit do të mblidhen në selinë blu për të vendosur mbi ndryshimet staturore dhe propozimet që do ti paraqiten Kuvendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!