Deputetët britanikë votojnë projektligjin që ndalon cigaren për të lindurit pas vitit 2009

schedule07:22 - 17 Prill, 2024

schedule 07:22 - 17 Prill, 2024

Deputetët britanikë kanë mbështetur planin për të ndaluar këdo të lindur pas vitit 2009 të blejë cigare, duke siguruar që ai të bëhet ligj.

Projektligji u mbijetoi kundërshtive opozitare nga disa prej figurave kyçe të vendit.

Projektligji për Duhanin kaloi me 383 vota për dhe 67 kundër, raportoi BBC.

Ministrja e Shëndetësisë, Victoria Atkins, ka thënë se ligji do të krijojë “një gjeneratë të lirë nga duhanpirja”.

Megjithatë, deputetë, përfshirë edhe ish-kryeministren Liz Truss, votuan kundër duke argumentuar se ligji do të kufizonte lirinë personale.

Ish-kryeministri Boris Johnson javën e kaluar e quajti ndalimin e cigares si çmenduri.

Janë edhe disa hapa para se projektligji të bëhet ligj, por me shumë gjasë do t’i jepet vula para zgjedhjeve të përgjithshme që priten në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!