Deputeti Ralf Gjoni ka revoltuar deputetet e PS në Kuvend. Gjoni kërkoi që të tërhiqet amendamenti i propozuar nga deputetja Edlira Bode, për ndryshimet në Kodin Penal, i cili parashikon mes të tjerash 15 vite burg për këdo që shkel karantinën.
Gjoni e cilësoi atë si një nga deputetet më të urta në Kuvend dhe sipas tij është keqpërdorur.
“Futja vjedhurazi dhe në mënyrë tinzare e një amendamenti duke keqpërdorur një deputete të nderuar mjeke që është nga më të urtat dhe nga më të pakfolurat në Kuvend. Ju lutem nga më korrektet , një nga njerëzit më me integritet. Keqpërdorimi i një zonje të nderuar në këtë parlament për ti trajtuar qytetarët shqiptarë si kriminelë
Zoti kryetar amendamri i zonjës Bode për të amenduar Kodin Penal në kundërshtim me kushtetutën. Nuk kërkoj falje sepse kam respekt shumë të madh,mendimi i zonjës Bode është i papranueshëm. U bëj kërkesë, të tregojë minimunim e dinjitetit dhe ta tërheqë amendamentin e zonjës Bode. Rendi i ditës nuk mundet të trajtojë sot amendamentin e zonjës Bode”, tha Gjoni.
Pasi shkaktoi tension tek deputetet e PS, të cilat i kërkuan të tërhiqet pas ato që tha, Gjoni i kërkoi falje deputetes. /abcnews.al