“Depot funksionojnë për të pajisur me armë grupet kriminale dhe individë”, Llabani: U zbuluan nga të penduarit

schedule21:31 - 11 Mars, 2024

schedule 21:31 - 11 Mars, 2024

Gazetarja e kronikës së zezë Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 Gradë” nga Artur Zheji në ABC News, foli për zbulimin e depove të armëve në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Ajo tha se këto depo funksionojnë për të pajisur me armë grupe kriminale dhe individë të caktuar. Në lidhej me zbulimin e tyre, gazetarja tha se vjen për shkak se ka të penduar.

Pse funksionin depot e armëve? Funksionin për të pajisur me armë grupe kriminalë dhe individë. Si ka mundësi që dalin tani këto armë, depo? Ka të penduar. Kështu ka ardhur dhe informacioni”, tha ajo.

Ndërsa gazetari Trashëgim Sokolaj zbuloi më shumë detaje mbi armë, ku tha se “Çmimet variojnë, fillojnë me çmim 300 euro. Kallashnikovi këmbehej me 800-1000 euro, në varësi të vitit të prodhimit. Për snajperit shkonin mbi 3000 euro. Rasti i Vlorës për nga sasia dhe llojit nuk është e vogël.

Rasti i vrasjes së biznesmenit në Rrëshen, është një nga rastet që sipas të dhënave të policisë, arma nuk është hedhur, djegur, apo braktisur pasi ka një vlerë të konsiderueshme. Këta marrin masa dhe përpiqen që të mos lë gëzhoja në mënyrë që arma të mos futet në regjistër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!