Depoja për modifikim armësh në Tiranë, Dorian Kalo: S’kam lidhje, bëj piktura dhe punoj berber

schedule11:41 - 18 Qershor, 2022

schedule 11:41 - 18 Qershor, 2022

Ervis Bakalli, dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, përpara togave të zeza të kryeqytetit Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura dy ditë me parë në një banesë në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo është shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber.

Ndërkohë prokuroria në kërkesën e saj për masën e sigurisë thotë se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët pasi ishte sinjalizuar se një nga ambientet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata është tërhequr, për të vendosur nëse do pranoje apo jo kërkesën e gjykatës e cila ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!