Depoja në Tiranë, Artan Hoxha: Ku u përdorën armët që modifikoheshin nga dy të rinjtë

schedule13:42 - 17 Qershor, 2022

schedule 13:42 - 17 Qershor, 2022

TIRANË- Një arsenal armësh me pistoleta, kallashnikov, silenciatorë e municion luftarak u zbulua nga Policia e Tiranës në një bazë prodhimi dhe modifikimi të armëve kamufluar brenda një vile 3 katëshe në Kodër Mëzez të Tiranës. Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç, të konsideruar nga policia persona me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestuan në flagrancë duke punuar brenda punishtes së armëve në banesën në pronësi të Bakallit.

Aty, dy personat e arrestuar prodhonin dhe modifikonin armë, dhe sipas drejtuesit të Policisë së Tiranës, ia shisnin me porosi grupeve të tjera kriminale për të kryer vrasje.

Gazetari Artan Hoxha duke folur në studion e “ABC Live” ka deklaruar se dy të arrestuarit fshinin numrat e serive të armëve dhe i modifikonin në mënyrë që të mos bënin zhurmë.

“Aty modifikoheshin. Qëllimi kryesor i bazës që u kap dje ishte modifikimi i armëve që përdoren nga krimi i organizuar. Kemi parë armë që kanë kodin e fshirë. Në ngjarje e ndihmon numri unik për të identifikuar predhat dhe armët. Në varësi të armës shkon tek autori. Por në ambientin që u kap kishte mjete të sofistikuara që fshinin numrin e serisë. Numrin unik. Trafikantët e makinave fshijnë makinat. Njëlloj ndodh me armët. Modifikimi tjetër është përshtatja e armëve për të mos bërë zhurmë. Silenciarot një përdorimësh tre deri në 5. Dhe ka edhe në 10 përdorime. Nëse do marrësh silenciator vetëm  për një rast do të kesh kosto më pak. Ka mjete të nevojshme për silenciator. Kishte susta, gominë, mjete prerëse. Të gjitha elementet e jashtme. Kjo i jep avantazh botës së krimit se nuk bën zhurmë.” tha Artan Hoxha.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!