Depo armësh në Tiranë e Vlorë, gazetari: Të një cilësie shumë të lartë. Përse u zbuluan pikërisht tani?

schedule21:26 - 11 Mars, 2024

schedule 21:26 - 11 Mars, 2024

Depo armësh janë zbuluar në pak kohë në vendin tonë gjatë operacioneve policore të kryera së fundmi.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, gazetari Roland Qafoku tha se armët e gjetura gjatë operacioneve të kryera nga policia i përkasin një cilësie shumë të lartë. Ndërsa theksoi se ajo që të bë më shumë përshtypje, është përse këto depo armësh u zbuluan pikërisht tani?

“Ajo që më bën përshtypje është cilësua, pasi mund ta quaj një minimarket ku çdokush mund të porosisë një vrasje. E them minimarket sepse shohim armë speciale të sofistikuara, supermarketi i ka të gjitha, kurse këtu i kishe cilësore. Nuk mendoj që këto ishin për të goditur shtetit. Por me rëndësi është që baza që është aty ishte larg vëmendjes së policisë. Dhe gjithashtu ajo që më bën përshtypje është përse u zbuluan pikërisht tani?”, tha gazetari Roland Qafoku.

Gazetarja Aida Topalli më tej u shpreh: Personi i arrestuar në banesën që u gjetën armët, ka qenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e policisë. Dyshimet janë më shumë se ato armë janë të reja pasi janë të ardhura kryesisht nga Serbia. Kishte mes tyre dhe armë ruse. Pra nënkupton që bandat shqiptare po kërkojnë armë që kanë një precizon të lartë.

Kujtojmë se një depo me armatime të rënda u zbulua në fshatin Babicë të Vlorë, në një vilë dykatëshe . Depo, ku u gjetën Snajpera të montuar në gjendje luftarake, pistoleta Zastava,  qindra fishekë, minë e përshtatur me celular dhe  kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, dylbi optike,  radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme janë zbuluar nga policia në operacionin e koduar ‘Knock Out 6’. Mes armatimit nuk mungonte dhe një pistoletë stilolaps me fishekë

Nga një tjetër operacion i policisë u zbulua edhe një depo ku modifikoheshin armë zjarri në zonën e Yzberishtit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!