Depërtoi në sistemet e FBI-së e NASA-s, hakeri britanik fiton betejën kundër ekstradimit

schedule19:59 - 5 Shkurt, 2018

schedule 19:59 - 5 Shkurt, 2018

Ka shpëtuar nga ekstradimi në Shtetet e Bashkuara, ku do të merrte një dënim të rëndë, hakeri britanik i dyshuar se kishte depërtuar në sistemet e FBI-së dhe institucioneve të tjera amerikane.

Personi i dyshuar si hakeri që depërtoi në sistemet e institucioneve amerikane, Lauri Love, ka fituar procesin kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara.

Love, 33 vjeç nga Britania, u arrestua në Tetor të 2013-s nën dyshimin se kishte hyrë në sistemet e FBI-së, Bankës Qendrore Amerikane dhe NASA-s. Gjyqtarët e çështjes, që këtë herë po trajtonin apelimin e tij, deklaruan se ekstradimi do të ishte tiranik për shkak të gjendjes së tij fizike dhe mendore.

Ata i bënë thirrje prokurorëve që ta procesojnë zotin Love, i cili vuan nga sindroma Asperger, në Angli. “Ne nuk po kërkojmë mosndëshkimin e tij për aktet që ka bërë, por sugjerojmë që të gjykohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ta vuajë dënimin këtu, nëse shpallet fajtor”, ka deklaruar gjyqtari. Duke nënvizuar se 33-vjeçari vuan edhe nga depresioni, zyrtari i lartë ka theksuar se ekstradimi në Shtetet e Bashkuara do të ndikonte negativisht në shëndetin e tij mendor, duke e detyruar madje të kryejë vetëvrasje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!