Shumë zëra merkatoje për futbollistët e Lyon, veçanërisht për Aourar dhe Depay. Për këtë të fundit madje është bërë fakt kalimi te Barcelona për shumën e 30 milion eurove. Gjithsesi në Francë sqarojnë se në zyrat e klubit nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë.
Drejtori sportiv, braziliani Juninho, ka sqaruar zërat e merkatos përmes deklaratës së mëposhtme: “Depay ishte në stol pasi trajneri e kishte menduar ashtu. Kemi luajtur të premten dhe do të luajmë edhe të premten tjetër. Për momentin nuk kemi oferta për Houssem Aourar dhe Memphis Depay.
Nga Barcelona nuk ka ardhur as edhe një telefonatë për të pyetur për çmimin. Ajo që di unë, është se nëse qëndron do të jetë i lumtur të na ndihmojë. Lojtarët për të cilët kemi marrë oferta janë larguar tashmë”. /abcnews.al