Depay paralajmëron Juventusin: Nuk i kemi aspak frikë, jemi ambiciozë

schedule23:19 - 3 Gusht, 2020

schedule 23:19 - 3 Gusht, 2020

Memphis Depay pësoi një dëmtim të frikshëm në dhjetor, por tashmë e ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë, është gati për sfidën e së premtes kundër Juventusit në Champions League dhe paralajmëron bardhezinjtë në prononcimin e dhënë për sajtin zyrtar të UEFA-s.

Kemi një skuadër shumë ambicioze dhe nuk e kemi frikë Juventusin. Me rregullat e reja të këtij kompeticioni dhe ndeshjet teke, të gjithë janë favoritë. Në ndeshjen e parë që fituam më bëri shumë të lumtur shpirti i garës që tregoi Lyoni.

Juventusi nuk luajti mirë, por kanë kaluar disa muaj dhe situata ka ndryshuar. Ata kanë luajtur më shumë ndeshje se ne, por unë kam përfituar nga ndërprerja e futbollit. Jam rikuperuar nga dëmtimi dhe jam gati për këtë ndeshje“, deklaron sulmuesi holandez. /abcnews.al