Depay “braktis” Evropën, “tulipani” firmos me “gjigantët” brazilianë

schedule20:16 - 8 Shtator, 2024

schedule 20:16 - 8 Shtator, 2024

Kishte padyshim potencial të madh, por nuk diti ta shfrytëzonte siç duhej.

Pas aventurës thuajse të dështuar, te “Los Colchonores” e Atletico Madrid, “tulipani” i sulmit, Memphis Depay do të nisë tashmë një kapitull të ri në karrierën e tij, larg Evropës e më konkretisht në elitën e futbollit brazilian, ku ka arritur akordin me “gjigantët” e Corinthias.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, Depay ka kaluar me sukses testet mjekësore të zhvilluara në Holandë dhe do të firmosë ditët në vijm një kontratë 2-vjeçare.

Ndërkaq, kujtojmë se në karrierën e tij holandezi ka luajtur për një sërë ekipesh me emër në futbollin evropian, si Lyon, PSV, Manchester United, Barcelona e Atletico Madrid, ku në total ka zhvilluar plot 459 ndeshje, në të cilat ka shënuar 172 gola e ka dhuruar 97 asistime. /i.m /abcnews.al