Ashtu siç ishte planifikuar, ndeshja mes “violëve” të Fiorentina dhe “bardhezinjve” të Juventus do të luhet rregullisht, duke nisur në orën 20:45 të mbrëmjes së kësaj të deile, pavarësisht se qytetit i Firencës është ai i cili ka vuajtur më së shumti përmbytjet e këtyre ditëve të fundit në Itali.
Vendimi u bë i ditur nga, Departamenti i Sigurisë Publike të cilët me anë të një komunikate njoftuan se ndeshja duhet të luhet rregullisht, pavarësisht se nga përmbytjet, nuk kanë munguar as viktimat.
Ministri i Brendshëm kërkoi që ndeshja të shtyhej për një tjetër ditë, megjithatë Departamenti i Sigurisë Publike theksoi se sfida nuk pengon asnjë prej autoriteteve të ngarkuara me mirëmbajtjen e qytetit dhe në këtë formë, Fiorentina-Juventus do të luhet. /i.m /abcnews.al