Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

schedule15:36 - 6 Mars, 2025

schedule 15:36 - 6 Mars, 2025

Pyetjes së artikuluar disa herë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, se a do të vijojnë të qëndrojnë ushtarët amerikane në KFOR i është përgjigjur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Për Radio Europa e Lirë, ky departament sqaron se për momentin nuk ka asnjë ndryshim sa i përket pozicionimit të trupave të tyre.

Por, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, ka deklaruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “është transaksional” dhe se mund të kërkojë nga Kosova favore në këmbim të mbajtjes së trupave, ndaj sipas tij vendi duhet të jetë i përgatitur.

KFOR nisi te dislokohej ne Kosove ne qershor te vitit 1999 menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi tërheqjen e plotë të ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova.

Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur me kalimin e viteve në rreth 4.600.

Ishte fillimisht sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili porositi Evropën se duhet të përgatitet për një rishikim dhe reduktim eventual të pranisë ushtarake amerikane.

Gjatë një vizite në Varshavë, muajin e kaluar, Hegseth tha se e ardhmja e saj do të varet nga kërcënimet globale dhe prioritetet strategjike amerikane.

Këtij debati, një element tjetër ia shtoi edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.

Ai i kritikoi udhëheqësit evropianë për refuzimin e së djathtës ekstreme, ndërsa të ardhmen e trupave amerikane në Evropë e lidhi me politikbërjen në kontinent.

Trump, edhe gjatë mandatit të parë si president, u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve evropianë që t’i rrisin ndjeshëm kontributet e tyre financiare në mbrojtje.

Kosova, qe nuk njihet ende mes te tjerave as nga 5 shtete anëtare të BE-së, nuk është pjese e NATO-s, kërkesë kjo e përsëritur disa herë edhe gjatë fushatës elektorale nga eksponent të ndryshëm politik te opozitës, si Ramush Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!